UNICEF: 10 mijë fëmijë jemenas të vrarë ose të gjymtuar

Albanian Radio 6 views
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, thotë se 10,000 fëmijë jemenas janë vrarë ose gjymtuar që nga fillimi i luftës së udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen. Gjithsej 11 milionë fëmijë kanë nevojë për ndihmë humanitare, ku 400,000 prej tyre vuajnë nga kequshqyerja e rëndë. Arabia Saudite dhe aleatët e saj filluan një luftë vdekjeprurëse kundër Jemenit në vitin 2015.

Add Comments