Irani i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjë presion ndaj Izraelit për t'iu bashkuar traktatit për mospërhapjen e armëve bërthamore. Izraeli vlerësohet të ketë qindra armë bërthamore në arsenalin e tij. Ai ka refuzuar të lejojë inspektimet në objektet e tij bërthamore.