Që nga koha kur Amerika nën administratën Trump është larguar nga marrëveshja bërthamore, kjo marrëveshje ka qëndruar e pezulluar. Me ardhjen e Biden në pushtet, Uashingtoni premtoi kthimin në marrëveshje dhe për këtë janë mbajtur disa raunde negociatash bërthamore me vendet që kanë mbetur në këtë marrëveshje. Deri tani marrëveshja nuk është nënshkruar pasi pritet që Uashingtoni të marrë vendim të prerë për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit.