Forcat izraelite sulmuan brutalisht besimtarët palestinezë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Kodsin e pushtuar. Më shumë se 150 palestinezë u plagosën në këtë sulm dhe me dhjetëra të tjerë u arrestuan. Grupet e rezistencës palestineze kanë dënuar sulmin e tmerrshëm, duke e bërë regjimin izraelit përgjegjës për pasojat e këtij veprimi të tij.