Rusia po rrit tensionet në mosmarrëveshjen e saj energjetike me Perëndimin duke ndërprerë furnizimet me gaz natyror për Bullgarinë dhe Poloninë. Korporata gjigante energjetike Gazprom thotë se ka ndërprerë plotësisht dërgesat e gazit për të dy vendet, sepse ata kanë refuzuar që të bëjnë pagesa në rubla, monedhën ruse.