Trupat britanike morën pjesë në mënyrë rutinë në vrasjen e civilëve afganë gjatë qëndrimit të tyre në vendin e shkatërruar nga lufta. Kështu thuhet në një hetim nga BBC. Hetimi thotë se raportet ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar tregojnë se vetëm një njësi e forcave ajrore mund të ketë vrarë të paktën 54 afganë.