Evropa po përballet me një valë të nxehtë dhe zjarre të furishme. Gjermania ka raportuar ditën më të nxehtë të vitit, ndërsa temperaturat në Britani kanë kaluar për herë të parë mbi 40 gradë Celsius. Vala shkatërruese e të nxehtit thuhet se është për shkak të ndryshimeve klimatike. Fenomeni ka shkaktuar kriza edhe në pjesë të tjera të botës.