Ministri për të drejtat e njeriut në Qeverinë e Shpëtimit Kombëtar të Jemenit ka dënuar prerjen e kokave të dy të burgosurve jemenas në provincën al-Bejda nga terroristët takfiristë. Ministri, Ali al-Dilami, në një prononcim për kanalin televiziv Al Masira të Jemenit, deklaroi se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë përgjegjëse për këtë ekzekutim barbar dhe se krime të tilla kryhen në kuadër të një skenari rajonal të komplotuar nga Shtëpia e Bardhë.