Pas disa ditë polemika, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi një projekt-ligj prej 1 miliard dollarësh për të financuar sistemin e raketave të Izraelit të ashtuquajtur Kupola e Hekurt. Ligjvënësit amerikanë miratuan projekt -ligjin me 420 pro dhe 9 kundër. Kryeministri izraelit, Naftali Bennett, falënderoi të dy palët në Dhomën e Përfaqësuesve për mbështetjen e tyre. Aktualisht ligjvënësit pro-izraelitë amerikanë janë duke kërkuar fonde shtesë që t'i jepen Izraelit për të rimbushur sistemin raketor të regjimit.