Mbi 1,600 punëtorë në dy gjigantë të teknologjisë amerikane, kanë kundërshtuar një marrëveshje me Izraelin. Punëtorët në Amazon dhe Google u kanë kërkuar punëdhënësve të tërhiqen nga projekti ‘Nimbus Project’. Projekti shet teknologji të rrezikshme për Izraelin e cila do t'i mundësojë regjimit të bëjë diskriminimin sistematik dhe më mizor kundër palestinezëve.