Kina denoncon kontaktet ushtarake Tajvan-Uashington

Albanian Radio 0 views
Tensionet midis Kinës dhe SHBA-së u përshkallëzuan pasi Tajvani pranoi se trajnerët ushtarakë amerikanë janë të pranishëm në ishull. Pekini thotë se shkëmbimet zyrtare dhe kontaktet ushtarake, midis Uashingtonit dhe Tajvanit, në çdo formë apo nivel, janë të papranueshme. Kina thotë se do të mbrojë integritetin e saj territorial.

Add Comments